Kupa e Konfederatave, Gjermania mposht Kamerunin; Kilit i mjafton barazimi

25/06/2017 00:00

Gjermania dhe Kili u janë bashkuar Portugalisë dhe Meksikës në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.

Kampionët e botës kanë mundur 3-1 Kamerunin në ndeshjen e tretë të grupit B dhe kanë fituar vendin e parë në grup. Ndërkohë, Kilit i mjaftoi barazimi 1-1 kundër Australisë për të kaluar në fazën tjetër.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të përballet me Meksikën, e dyta në grupin A, ndërsa amerikano-latinët do të përballen me Portugalinë.

Top Channel