F1, Ricciardo fiton “llotarinë” e Azerbajxhanit

25/06/2017 17:10

Daniel Ricciardo ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një garë e karakterizuar nga shumë hyrje të makinës së sigurisë në pistë dhe madje pati edhe një flamur të kuq.

Piloti i Red Bullit ishte ai që shfrytëzoi më së miri ndalesat e shumta të garës, ndërsa Vettel dhe Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit. I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën.

Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll (Williams).

FOTO GALERI
1/8

Top Channel