Jemi në një nga plazhet më të bukura shqiptare, tek rana e hedhun, për të parë se cfarë kanë zgjedhur pushuesit në verën e 2017, por edhe për të dhënë disa këshilla mode. Jo më rastësisht unë kam zgjedhur të vesh croptop dhe bikini me belt ë lartë, po ashtu e verdha është shumë in. Por për këto e tendeca të tjera do të flasim me stilisten Stela Sallaku, që e kemi sjellë këtu bashkë me ne.

Stela e ka sajuar kostumin e saj të banjës duke lidhur një shall në formë të tillë.

“Ky lloj bikini nuk do ishte shumë për një plazh më popullor. Ndoshta është për një aperitiv, ose për një buzpishine, ose për një event të caktuar”, thotë Stela Sallaku, stiliste.

Çdokush që ka nostalgji për dizenjot retro florale duhet të ndihet i lumtur, sepse ato janë mëse të preferuara në 2017. Por edhe nëse dëshironi sharm zbuloni sa më pak lëkurë.

“Rrobat e banjës të jenë të përshtatura me trupin tonë, kjo është tendenca dhe rregulli më i artë në botën e modës. Sivjet kemi mëngë të shkurtra, mëngë të gjata, bikini trup dhe me bel të lartë gjithashtu”, shprehet stilistja.

Sivjet dizajnerat i mëshojnë komodes, duke përfshirë edhe “Tshirt”. Për trupat që i kanë disa kilogramë më tepër jo dizejno me lule, e as topa. Frudat janë po ashtu të këshillueshme.

“Frutat, ose frills lokalizohen në pjesën e sipërme të kostumit të banjës, mund të jenë tek pjesa e mëngëve, e jakës, tek qafa, por e rëndësihme është të kemi frils në bikinin tonë”, thotë stilistja Sallaku.

Në fund respektoni balancat dhe mos harroni aksesorët, një domosdoshmëri.

“Këtë vit turbani ka arritur kulmin”, shton ajo.

Top Channel