Pamela Anderson në lidhje me ish-futbollistin e Milanit?

23/06/2017 00:00

Pamela Anderson është fotografuar duke shijuar një darkë me futbollistin Adil Rami, në jug të Francës, mbrëmjen e së enjtes.

Aktorja 49-vjeçare, e cila përflitet se është në një lidhje me themeluesin e “WikiLeaks” Julian Assange, ishte veshur me një fustan me lule që tregonte format e saj të mrekullueshme në takimin e saj me sportistin francez 31-vjeç.

Në dalje të restorantit, Pamela dhe Adil kanë mbajtur pak distancë nga njëri-tjetri dhe më pas janë bashkuar nga disa miq të tjerë.

Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim për këtë lidhje, një gjë është e sigurt, dyshja ka shijuar në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel