50 Cent flirton me Helen Mirren, 30 vjet diferencë

23/06/2017 00:00

Ata kanë pozuar së bashku për një seri fotosh vërtetë flirtuese në tapetin e kuq. Dhe këto foto kanë qënë në faqen kryesorë të një sërë mediash rozë.

Vetë 50 Cent postoi këto foto në Instagram për të informuar 15 milionë ndjekësit e tij se: ai është joshës për Helen Mirren.

Reperi 41-vjeçar ka postuar foton e artikullit të një reviste dhe ka shkruar: “Mendoj se më pëlqen burri i saj, po përpiqem të mos ia ngul sytë. Ajo e di që më josh. Ajo ka atë gjë (sic), e dini që nuk mund ta përshkruaj”.

Aktorja britanike 71-vjeçare është e martuar me regjisorin amerikan Taylor Hackford.

Fotot e çiftit në festivallin e 57-të të Monte Carlos në Monako u bënë virale pasi Mirren duket se flirton me 50, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson.

Top Channel