Të rinjtë po u kthehen procedurave kozmetike, si botoksi apo tërheqjet e lëkurës, si rezultat i presionit të medias sociale.

Një studim i kryer nga Këshilli “Nuffield” për Bioetikën thotë se, qeveritë duhet të mbrojnë njerëzit nga një industri krejtësisht e pakontrolluar.

Raporti kritikon edhe aplikacionet e tualetit dhe lojërat “online” me operacione plastike, për fëmijët nën moshën 9 vjeç. Autorët druajnë se aplikacione të tilla kontribuojnë për rritjen e ankthit mbi imazhin e trupit.

Pjesa më e madhe e industrisë së procedurave kozmetike është e parregulluar dhe e pakontrolluar, ndaj nuk është e lehtë të flasësh për të dhëna të besueshme.

Në vitin 2015, një kompani kërkimesh të tregut vlerësonte se, ky treg në Britaninë e Madhe mund të kapte një vlerë prej 3.6 miliardë paund. Ndërkohë, e sigurtë është që ka pësuar rritje domethënëse gjatë dekadës së fundit.

Raporti identifikon disa faktorë që inkurajojnë të rinjtë, që të fokusohen veçanërisht te pamja. Mes tyre përfshihet niveli i ankthit për pamjen, rritja e mediave sociale, ku fotot mund të marrin vlerësime pozitive apo negative, si dhe popullariteti i kulturës së “VIP”-ave, kombinuar me imazhe të kuruara mirë dhe në dukje stile perfekte jetese.

Top Channel