F1, jep dorëheqjen shefja ekzekutive e Sauberit

22/06/2017 00:00

Monisha Kaltenborn nuk është më shefe ekzekutive e Sauberit, pasi dha dorëheqjen nga detyra e saj.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga revista “Autosport”, për t’u konfirmuar më pas nga vet skuadra zvicerane nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohej se largimi i Kaltenborn nga pozicioni i saj është i menjëhershëm.

Sipas “Autosport”, arsyeja e largimit të Kaltenborn ishte mungesa e një akordi me pronarët e rinj të skuadrës për administrimin e saj, dhe fakti se pilotët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, diçka që u mohua në mënyrë kategorike nga drejtuesit e Sauber.

Ndërkohë, në ditët e ardhshme pritet që të përcaktohet edhe zëvendësuesi i Kaltenborn. Për momentin, më i favorizuari për të marrë rolin e shefit ekzekutiv të Sauberit është Kolin Kolles, që më parë ka qenë në bordin drejtues së skuadrës “HRT F1”.

Top Channel