Volejbollistët pranë suksesit

22/06/2017 00:00

Shqipëria do të nisë ditën e premte raundin e dytë të Ligës Europiane të volejbollit për meshkuj që zhvillohet në Tiranë.

Kuqezinjtë janë në vendin e dytë pas ndeshjeve të raundit të parë, vend që nëse do ta mbajnë edhe pas këtyre ndeshjeve do të kenë mundësinë që të kalojnë për në Final Four, ndeshjet finale. Por, për këtë duhet një sforco e madhe, sipas trajenrit Jani Melka.

“Kemi punuar shumë. Është derdhur shumë djersë, madje edhe gjak nga djemtë tanë për ato dy fitore të arritura, për këtë arsye duhet një bravo e madhe për ata. E dimë që jemi skuadra me më pak eksperiencë në këtë grup dhe për të siguruar kualifikimin duhet një sforco shumë e madhe, në punë, të derdhim shumë djersë për t’ja dalë”, thotë ai.
 
Ky është viti i dytë që Shqipëria merr pjesë në Ligën Europiane të volejbollit dhe eksperienca ndërkombëtare është minimale. Por një ndihmë të madhe ka dhënë trajneri Melka, i formuar jashtë vendit si volejbollist dhe si trajner, por edhe ndihmësi grek i tij, Vasilis Mitrudi.

“E prisja këtë situatë. E rëndësishme është që ndihem shumë lirshëm këtu në ekip, por në të përditshmen në Tiranë. Niveli i kombëtares shqiptare nuk ka qenë i mirë, për këtë arsye jemi këtu që të punojmë për ta ngritur atë. Uroj që të arrijmë edhe kualifikimin që të ketë edhe Shqipëria një mundësi të njihet në arenën europiane”, deklaron Vasili Mitroudi zv.trajner i kombëtares shqiptare të volejbollit për meshkuj. 

Shqipria do të luaj ditën e premte ndeshjen e parë përball Azeirbaxhanit në sallën e lojrave me dorë, Feti Borova: në orën 18:00.

Top Channel