Bajern: Lewandowski nuk do të largohet

22/06/2017 00:00

Bajerni i Mynihut u kundërpërgjigjet mediave që flasin për një largim të mundshëm të Robert Lewandowskit, për shkak të pakënaqësive të tij kundrejt skuadrës e trajnerit Ancelotti.

Klubi bavarez ka mohuar në mënyrë kategorike bisedimet me klube të tjera për transferimin e futbollitstit.

“Lewandowski ka me ne një kontratë që skadon në vitin 2021. Klubet e tjera që nisin bisedimet me futbollistë që kanë një kontratë afatgjatë me klubin ku aktivizohen rrezikojnë ndëshkimin nga FIFA. Ne nuk jemi në bisedime me askënd dhe as nuk do të ndërmarrim këtë hap. Nuk kemi ndërmend të shesim futbollistin”, kanë deklaruar drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

Një deklaratë kjo që nuk lë vend për asnjë lloj interpretimi dhe që e mbyll përfundimisht këtë çështje përpara se ajo të merrte përmasa të mëdha.

Top Channel