Milan, Montella viziton babain e Donnarummës

22/06/2017 00:00

Milani po mundohet të rregullojë marrëdhënien me portierin Gigio Donnarumma, i cili nuk do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë, që i përfundon në qershor të vitit 2018.

Trajneri Vincenzo Montella udhëtoi në Castellammare di Stabia, vendlindjen e lojtarit, 25 km në jug të Napolit. Trajneri vizitoi Alfonson, babain e Donnarummës, të cilit i shprehu mbështetjen e klubit në këtë situatë të vështirë për djalin e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Montella ka thënë se Donnarumma i ka ende hapur dyert e Milanit dhe se klubi nuk po kërkon më një portier zëvendësues.

Top Channel