Propaganda dhe gjuha e urrejtjes, veçanërisht ndaj hebrenjve, që i fajësonte për të gjitha problemet e Gjermanisë në atë kohë, ishte arma më e fortë e Hitlerit.

E qysh në ditët e para të pushtetit, mekanizmi i propagandës naziste u vu në lëvizje dhe një rëndësi e veçantë u kushtohej fëmijëve dhe të rinjve.

Djemtë mësoheshin si të lexonin hartat dhe stërviteshin gjatë gjithë kohës, ndërkohë që për vajzat parimi kryesor nazist nuk ishte as arsimimi dhe as lufta. Atyre u ngulitej në kokë detyra numër një që kishin; të bëheshin nëna në mënyrë që të sigurohej vazhdimësia e “racës së pastër”.

Ndërkohë, fëmijët që lindnin me sëmundje, si ata me sindromën down steriziloheshin në mënyrë që të mos të kishin mundësi riprodhimi.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel