Çiklizëm, mbyll edicionin kupa “Mishel Çiço”

21/06/2017 00:00

Kupa Mishel Çiço mbylli edicionin e saj me garën e etapës së fundit prej 90 kilometrash të përshkruara në aksin Korçë-Goricë-Korçë.

Ka qenë një etapë që është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë, me 16 vjeçarin Astrit Kronaj që ka prerë i pari vijën e finishit për këtë etapë. Kronaj ka munudr të kryesojë garën nga fillimi deri në fund të saj, duke shënuar kohën 2 orë e 12 minuta e 31 sekonda.

Pas tij kanë mundur të ngjiten në podium çiklisti i klubit Vllaznia, Bruno Kola me kohën 2 orë e 12 minuta e 32 sekonda dhe çiklisti i Teutës së Durrësit Arjan Aliu me kohën 2 orë e 12 minuta e 34 sekonda.

Kupa Mishel Çiço mbyll edicionin e saj ku u shpërndanë edhe çmimet respektive.

Top Channel