Përgjigje për Ramën, kandidatët e PD në Berat flasin për arsimin

21/06/2017 00:00

Kandidati i PD në Berat, Astrit Veliaj, zhvilloi takime me banorët e Lapardhasë dhe Dushnikut, nga ku iu përgjigj edhe kryeministrit për akuzën për shitje diplomash.

“Në qoftë se ka shitur Universiteti i Beratit apo i Tiranës diploma, sigurisht diplomën e parë e ka blerë Ministrja e Arsimit atëherë, ministrja Lindita Nikolla, apo deputetja e PS nga Berati që ishte në Parlament, që ishte studente e shkëlqyer me 10-a. Prandaj i them kryeministrit, të heqë dorë nga këto akuza që bën kundër njerëzve të diplomuar të Beratit”, tha  Astrit Veliaj.

Top Channel