Dani Alves gjen akordin me City-n

21/06/2017 00:00

Dani Alves dhe Pep Guardiola do të ribashkohen sërish. Pas periudhës 2008-2012, kur ishin të dy te Barça, mbrojtësi brazilian ka vendosur t’i bashkohet trajnerit, te Manchester City.

Dani Alves ka gjetur akordin me “qytetarët”, për një kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Largimi i brazilianit nga Juventusi, vetëm pas një sezoni, ishte disi i papritur. 

Dani Alves, vetëm javën e kaluar deklaroi se dëshiron të luajë në Angli, ndërsa hapi debat duke këshilluar edhe Dybala-n, të largohet nga bardhezinjtë.

Top Channel