Miley kritikon “Dolce & Gabbanna”, por e quajnë injorante

20/06/2017 00:00

Gjatë fundjavës, vëllai i vogël i Miley Cyrus, Braison Cyrus ka bërë debutimin e tij të parë në koleksionin e ri të “Dolce & Gabbana”, në Milano.

Këngëtarja ka postuar foton e vëllait duke e uruar atë për arritjen, por nga ana tjetër, Miley ka kritikuar kompaninë e famshme “Dolce & Gabbanna” përmes këtij postimi.

“Unë nuk jam aspak dakord me politikat tuaja, por unë i mbështes fort përpjekjet tuaja për promovimin e artistëve të rinj, duke iu dhënë mundësinë të tregojnë talentin e tyre”.

Vetëm disa orë më vonë, stilisti Stefano Gabbana ka ripostuar foton e Miley, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Ne jemi italian dhe nuk na intereson aspak politika juaj dhe sidomos ajo amerikane. Ne bëjmë veshje dhe nëse mendon se po bën politikë me një postim, është thjesht një injorancë. Nuk kemi nevojë për postimet apo komentet tuaja kështu që herës tjetër, të lutem na injoro”.

Top Channel