“Baywatch” elefantësh (Video)

20/06/2017 00:00

Një çift elefantësh është xhiruar duke shpëtuar këlyshin e tyre nga mbytja në një kopsht zoologjik të Koresë së Jugut.

I vogli po qëndronte në buzë të pishinës kur rrëshkiti dhe ra brenda në ujë. Elefanti i madh që po i qëndronte pranë, menjëherë u vu në lëvizje për ta shpëtuar.

Ndërkohë, elefanti tjetër, sapo e kuptoi që diçka nuk shkonte, u bashkua shpejt në operacionin e shpëtimit të të voglit.

Çifti i elefantëve hyri në pishinë nga ana ku uji ishte më i cekët. Ata i ngritën kokën të voglit dhe e nxorrën nga pishina brenda pak sekondave.

Top Channel