Liverpool siguron Salah për 40 mln euro

20/06/2017 00:00

Pas plot dy javësh tratativa, më në fund u gjet akordi që transferon Mohamed Salah nga Roma te Liverpool. Shuma prej 40 milionë eurosh, plus bonuset nga detaje të veçanta, të kontratës e bëjnë sulmuesin egjiptian blerjen rekord të ekipit nga “Anfield Road”, ndërsa futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 22 në ekipin e Premier League.

Mohamed Salah rikthehet kështu në kampionatin e vendit ku u shpik futbolli, pas saktësisht dy vitesh e gjysmë, që kur u largua nga Chelsea për mungesë të hapësirave, duke u përfshirë në operacionin Cuadrado që e çoi në Firence. Sulmuesi me ngjyrë bëhet kështu një përforcim cilësor në repartin sulmues të Liverpoolit, pasi u kërkua me ngulm nga trajneri Jurgen Klopp.

Mohamed Salah largohet nga Serie A pas 81 ndeshjesh dhe 35 golash, ndërsa fatura finale e futbollistit egjiptian do ta bëjë Liverpoolin të derdhë edhe të paktën 5 milionë të tjera bonuse, veç 40 milionëve të transferimit.

Egjiptiani do të paguhet me 90 mijë paund në javë, ndërsa Salah bëhet blerja e dytë e Liverpoolit, pas talentit 19-vjeçar Dominic Solanke.

Top Channel