Sebepi i sherrit është… Oscar (Video)

20/06/2017 00:00

Braziliani Oscar nisi një sherr masiv në fushën e lojës gjatë ndeshjes Shanghai-Guangzhou.

Ish-mesfushori i Chelsea, pak para përfundimit të pjesës së parë, goditi me top dy kundërshtarë kur loja ishte ndalur nga arbitri.

Shumë lojtarë të Guangzhou iu vërsulën, duke e rrëzuar në tokë brazilianin.

Në këtë moment nisi përleshja mes futbollistëve të të dyja skuadrave, gjë që çoi në përjashtimin me karton të kuq të 2 lojtarëve, nga një për secilin ekip.

Top Channel