Golf, Woods: Po marr ndihmë të specializuar

20/06/2017 00:00

Tiger Woods ka kërkuar ndihmën e specialistëve për të administruar konsumimin e medikamenteve për shkak të dhimbjes në shpinë.

Vet golfisti e ka bërë të ditur këtë lajm një muaj pas arrestimit të tij për drejtim të makinës nën efektin e ilaçeve. Në momentin e arrestimit, Woods deklaroi se gjithçka ndodhi për shkak të ndërveprimit të medikamenteve që kishte konsumuar, e që ai nuk e kishte kuptuar.

“Po marr ndihmën profesionale për të menaxhuar konsumimin e medikamenteve, në mënyrë që të lehtësoj dhimbjet në shpinë dhe të përmirësoj regjimin e gjumit”, tha Woods, nëpërmjet një postimi në Tëitter. “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e mi për mbështetjen”.

Tiger Woods është fituesi i 14 turneve madhorë në golf, i dyti pas Jack Nicklaus, por në 22 muajt e fundit është parë të marrë pjesë në shumë pak kompeticione, për shkak të operacioneve të shpeshta që ka kryer në shpinë.

Top Channel