Spanjë, edhe Mourinho akuzohet për evazion

20/06/2017 00:00

Organet tatimore spanjolle nuk kursejnë askënd, kur bëhet fjalë për evazionin fiskal. Këtë radhë, ai që ka përfunduar nën akuzë për këtë krim ekonomik është pikërisht trajneri i Manchester United, Jose Mourino, një tjetër emër i madh i futbollit europian.

Trajneri portugez është akuzuar se ka fshehur 3.3 milionë euro të ardhura nga të drejtat e imazhit, për vitet 2011 e 2012, kur ai ishte në pankinën e Realit të Madridit. Sipas organeve të drejtësisë spanjolle, Mourinho ka shfrytëzuar strukturën e një shoqërie për të mundësuar fshehjen e të ardhurave të tij.

Akuzat ndaj Jose Mourinho për evazion fiskal vijnë pak ditë pas atyre të ngritura ndaj Ronaldos, i cili më 31 gusht do të dëshmojë në gjykatë në lidhje me këtë çështje. Më parë, ai që iu nënshtrua një procesi gjyqësor për këtë problem ishte Lionel Messi, i cili u dënua me 21 muaj burg për fshehjen e 4.1 milionë eurove.

Top Channel