Jack Black e kishte shumë të lehtë të vinte në lojë kafshët-lodra në seancën fotografike për filmin e ri “Jumanji”. Atyre të vërtetave do t’u kishte qëndruar larg.

ë shfaqjen promocionale të filmit të ri, që ndjek gjurmët e aventurës së vitit 1995 me të ndjerin Robin Williams, në krah të Black ishte edhe aktori tjetër protagonist, i njohur edhe si këngëtar, Nick Jonas.

“Nuk arrita ta shoh filmin kur doli në kinema në vitin 1995. Asokohe isha i zënë me gjëra të tjera. Por e kam parë më vonë dhe m’u duk i jashtëzakonshëm. I ka të gjitha të përziera bashkë, shumë bukur: aksionin, aventurën dhe komedinë. Robin Williams është thjesht gjenial dhe atje ka qenë në kulmin e vet”, tha Jack Black, aktor.

Xhirimet e “Jumanji: Mirësevini në xhungël” janë realizuar në Hauai. Kasti i aktorëve përmban edhe emra të tjerë të njohur, duke nisur nga Dwayne Johnson, Karen Gillan e “Gardianëve të galaksisë”, dhe komediani Kevin Hart.

Lojën e lashtë e të rrezikshme, këtë herë e zbulojnë 4 adoleshentë ndërsa po pastronin bodrumin e shkollës. Ajo i tërheq e i dërgon në mes të xhunglës dhe këtu nis edhe aventura. Në kinematë botërore, filmi do të shfaqet në muajin dhjetor.

Top Channel