Chelsea-Conte, pranë rinovimit deri në vitin 2021

20/06/2017 00:00

Pas tensioneve të krijuara javën e kaluar, te Chelsea është vënë paqja me trajnerin Antonio Conte.

Tekniku italian pritet të rinovojë kontratën me klubin londinez, ndërsa gjatë kësaj jave pritet që ai të takohet me padronin rus, Roman Abramovich, për këtë çështje.

Sipas medias britanike, gjërat ndryshuan pas një takimi që Conte pati me administratoren e klubit, Marina Granovskaia, me të cilën u diskutuan një sërë çështjesh.

Mësohet se “Blutë” e Londrës po përgatiten t’i bëjnë gati Contes një kontratë të re, që do të skadojë në vitin 2021, me një pagë prej 11.5 milionë eurosh në sezon.

Antonio Conte u transferua te Chelsea në verën e vitit 2016, pas Europianit të Francës. Italiani, në vitin e tij të debutimit me londinezët, arriti të fitojë titullin kampion në Angli, ndërkohë që arriti deri në finalen e “FA Cup”. Për sezonin e ri, objektivi i tij është të pushtojë Europën duke fituar Champions League.

Top Channel