“France Football”: Himni më i mirë, “You’ll Never Walk Alone”

20/06/2017 00:00

Mitiku “You’ll Never Walk Alone” është shpallur himni më i mirë në botën e futbollit.

Kjo është ajo që rezulton nga studimi i revistës prestigjioze “France Football”, që ka përpiluar edhe një klasifikim të veçantë, ku triumfues është pikërisht himni i tre klubeve: Liverpool, Celtic dhe Borussia Dortmund.

Vendin e dytë në këtë renditje të veçantë e mban “Roma, Roma, Roma”, himni i skuadrës italiane të Romës, ndërkohë që podiumin e plotëson “Toujour on va Gagner”, i skuadrës Wydad Atheltic Club.

Klasifikimi vijon me himnin e Panathinakosit e atë të Sevillas, në vendet 4 dhe 5, për të vijuar me himnet e Newcastle, Besiktasit dhe Boca Juniors.

Dhjetëshen e himneve më të mira në botën e futbollit e mbyll ai i klubit spanjoll të Barcelonës, “El Cant del Barça”.

Top Channel