Në Itali janë të bindur, Borja Valero te Inter

20/06/2017 00:00

Interi është duke zhvilluar një merkato shumë enigmatike, e ndikuar edhe nga Fair Play Financiar, që i ndalon të zyrtarizojnë futbollistë përpara datës 01 korrik.

Sabatini dhe Ausilio duket se nuk po japin aspak referenca mbi objektivat e zikaltërve në media, ndaj çdo ditë e më shumë aludohet për emra të ndryshëm futbollistësh, të cilët po tentohen nga zikaltërit.

Gjithsesi, mediat italiane janë të gjitha të sigurta se përforcimi i parë i zikaltërve, do të jetë mbrojtësi spanjoll i Fiorentinës, Borja Valero.

32 vjeçari pritet të transferohet te Inter, kundrejt nëj shume prej 7-8 milionë eurosh dhe të nënshkruajë me zikaltërit, një kontratë 2 vjeçare me rreth 3 milionë euro në sezon.

Pavarsisht moshës, trajneri Spalletti shikon te spanjolli, futbollistin ideal për të vendosur ekuilibrat në mesfushë, pasi është një lojtar mjaft teknik, që mund të ndihmojë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese.

Top Channel