Edi Rama në Fier foli për marrëdhëniet në koalicion me LSI-në, me të cilën së fundmi janë përfshirë në akuza dhe replika të ashpra.

“Ne kemi qeverisur këto 44 muaj me një koalicion. Unë bashkë me Gramozin e të tjerë jemi krenarë për punën e koalicionit, kemi bërë reforma që nuk i mendonte askush, mirëpo aleatët tanë jo vetëm s’janë krenarë, por kanë filluar një luftë çjerrjesh kërcënimesh dhe çfarë godasin reformat tona. Pse i kanë votuar, pse i godasin? Mesa duket sepse ajo që ju ka interesuar s’kanë qenë reformat, por djersa e tepsisë për të qenë në pushtet. Jam shumë i sëkëlldisur kur dëgjojë gjuhën e atyre që deri dje ishin bashkudhëtarët tanë. Tek reforma në drejtësi ka filluar krisja e koalicionit tonë. Këta politkikanët e përgjëruar për arsimin, këta janë politikanët e “Kristalit” dhe të “Vitrinave” dhe të magazinave. Këta s’kanë lidhje fare me ato që thonë”, tha Rama.

Ndërsa citoi Lulzim Bashën, kreu i qeverisë tha se vota për Partinë Demokratike në 25 qershor është një votë kundër reformës në drejtësi.

“A e dëgjuat Lulin dje çfarë tha? Luli tha se në 25 qershor nuk do votoni për reformën në drejtësi sepse kjo qenka punë e kryer. Mos e merrni lehtë, në 25 qershor vota është një investim edhe për të garantuar që reforma nuk do të ndalet. Dhe pas gjykatësve do të jetë radha e politikanëve”, u shpreh Kryeministri.

Më herët, Edi Rama ishte edhe në Lushnje, ku kërkoi besimin për reformat dhe bërjen shtet nëpërmjet asaj që gjatë fushatës ai e ka cilësuar “votë kuqezi”. 

Top Channel