LSI: PS, tepsinë e pushtetit e ka kthyer në tepsinë e fisit

19/06/2017 00:00

Pas akuzave të bëra gjatë këtyre ditëve nga kryeministri Edi Rama për punësime nepotike nga ana e zyrtarëve të LSI-së, në një dalje për mediat nënkryetarja e kësaj force politike, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar ato që i ka cilësuar si punësime nepotike të drejtuesve të Partisë Socialiste në Sarandë.

“Këta që tepsinë e pushtetit e kanë kthyer në tepsi të fisit duhen ndëshkuar me votë popullore. Prandaj qytetarët do votojnë LSI për të mos u dhënë më kurrë shansin rilindasve të shpërdorojnë në këtë mënyrë pushtetin”, ka deklaruar Mehmetaj.

Më tej Mehmetaj ka përmendur edhe identitetet e personave të përfshirë në këto lidhje nepotike.

Lidhjet familjare të kryetares aktuale të Partisë Socialiste, dega Delvinë znj. Brunilda Meleqi (Merxhani), përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë: 

Luan Merxhani – i ati, Drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”.
Merita Merxhani – e ëma, mësuese e shkollës 9-vjeçare “Rusan”, pa shkollë të lartë.
Kreshnik Merxhani – vëllai, punon në Ministrinë e Kulturës.
Ismiona Merxhani – motra, punon në Ministrinë e Brendshme.
Xhemil Merxhani – xhaxhai, punonjës pranë “Albpetrol” Delvinë.
Përparim Meleqi – bashkëshorti, punonjës pranë degës së OSHEE, Delvinë.
Petrit Meleqi – kunati, punon në degën e OSHEE, Delvinë.
Enereida Meleqi – kunata, edukatore në çerdhe, Delvinë.
Ëngjëllushe Tata – kunata, sanitare pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.
Erinda Sulejmani (Meleqi) – nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.

Lidhjet familjare të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, z. Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013:

Agron Kohila – Nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i Prefekturës Delvinë.
Ardit Kohila – i biri, inspektor tatimesh në Tiranë.
Leart Kohila, i biri, punonjës pranë “Albpetrol” Fier.
Fisnikm Kohila – i nipi, aktualisht këshilltar pranë subjektit politik partia Socialiste në këshillin bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier.
Gjergji Kohila – nipi, oficer policie.
Bilal Kohila – nipi, punonjës i Landfillit Bajkaj.
Gurie Kohila – mbesa, infermiere.
Emiljano Hoxha – nipi, punonjës pranë portit Detar Sarandë, i denoncuar na emisioni “Fiks fare” për shpërdorim detyre.
Ervin Sinani – nipi, infermier.
Nazif Bello – nipi, polic.
Shkëlqim Bello – nipi, polic.
Aida Bello – nusja e nipit, mësuese.
Vilson Bello – nipi, polic.
Klement Bello – nipi, polic.
Shpëtime Bello – nusja e nipit, edukatore.
Jusilda Bello – mbesa, police pranë pikës kufitare Qafë Botë.
Leonora Çino – mbesa, financiere e OSHEE, Sarandë.
Valbona Ruçi – kunata, sporteliste në spitalin “Ismet Shushi” në Delvinë, emëruar në vitin 2017.
Almira Gramozi – nusja e djalit, punonjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Gentian Gramozi – kushëriri i nuses, punonjës pranë tatimeve në Sarandë.
Pandeli Gramozi – krushk, financier pranë zyrës arsimore Delvinë.
Julian Gramozi – krushk, doktor pranë ISSH Sarandë.

Top Channel