Pushime me familjen për ish-futbollistin e Milanit

19/06/2017 00:00

Vitin e kaluar ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, ndërsa këtë vit, Kevin-Prince Boateng dhe bashkëshortja e tij Melissa Satta i kanë nisur herët pushimet.

Ish-lojtari i Milanit ka zgjedhur pikërisht Italinë për të pushuar së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre 3 -vjeçar Maddox. Ata janë fotografuar në Porto Cervo teksa kanë kaluar momente të bukura së bashku.

Boateng e mbylli sezonin futbollistik te Las Palmas, por pak ditë më parë mediat italiane shkruan se ai mund t’i bashkohej Interit. Një lëvizje me të vërtetë surprizë nëse do të ndodhte, duke qenë se lojtari ka qenë shumë i lidhur me Milanin. 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel