Verratti del hapur: Më lini të shkoj te Barça

18/06/2017 00:00

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi futbollist që e ka nxehur merkaton e kësaj vere. Marco Verratti është një tjetër protagonist që ka pushtuar faqet e para të mediave, për shkak të ‘luftës’ që ka shpërthyer mes tij dhe Paris Saint Germain.

Verratti kërkon të provojë një aventurë tjetër dhe skuadra që po këmbëngul për të është pikërisht Barcelona, e cila ka bërë edhe një ofertë prej 100 milionë Eurosh për të.

Vetë futbollisti vendosi të hyjë në skenë dhe të kërkojë hapur transferimin e tij te nënkampionët e Spanjës.

“Më lini të shkoj te Barcelona, në Paris nuk kthehem”, është pak a shumë mesazhi i dhënë nga Verratti për drejtuesit e Paris Saint Germain dhe që u zbulua nga e përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport

Problemi në këtë pikë qëndron tek klubi parizien, që nuk ka aspak dëshirë të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Madje flitet se Paris Saint Germain është gati t’i ofrojë Verrattit një rritje të pagës dhe mbetet vetëm të kuptohet nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për ta mbajtur atë në kryeqytetin francez.

Top Channel