200 mijë euro për një kolibe

18/06/2017 00:00

Përkujdesja e njerëzve ndaj kafshëve, veçanërisht ndaj qenve, vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër.

Dikur qentë mbaheshin jashtë apartamentit, diku në baçe, në kolibe druri dhe ushqeheshin kryesisht me ushqime që tepronin nga vaktet që konsumonin të zotët.

Në ditët e sotme, qentë, gjithnjë e më tepër, po bashkëjetojnë me njerëzit dhe ushqehen me ushqime specifike.

Kolibet prej druri janë drejt zhdukjes, ndërsa një pjesë njerëzish po investojnë shuma parash për të blerë shtëpi specifike për qentë e tyre.

Të tilla janë këto kolibe luksoze, të cilat kushtojnë nga 40 mijë deri në 200 mijë euro, pra shumë më tepër se çmimi mesatar i një apartamenti, në Europë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel