Dani Alves, larg Juventusit. Pranë kalimit te Man. City

18/06/2017 00:00

Aventura e Dani Alves me Juventusin duket se do të mbyllet shumë shpejt. Mbrojtësi brazilian është vënë nën shënjestrën e Manchester City, me klubin anglez që duket se është shumë pranë një marrëveshjeje me futbollistin.

Dani Alves nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në Premier League, e mesa duket kjo dëshirë do t’i realizohet shumë shpejt.

Për më tepër, ditët e fundit braziliani është vënë në shënjestrën e kritikave të tifozëve të Juventusit, pas deklaratës së tij për Dybalën, kur tha se argjentinasi duhet të lërë “Zonjën e vjetër” nëse dëshiron që të përmirësohet.

Kjo ka bërë që ai të shfaqet më i vendosur se kurrë për t’u larguar nga Torino, për të shkuar te “Citizens”, aty ku do të rigjejë Pep Guardiolën, me të cilin ka punuar edhe te Barcelona duke fituar shumë trofe.

Tashmë ajo që pritet në këtë pikë është arritja e marrëveshjes mes dy klubeve, me Manchester Cityn që është gati të paguajë 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e Dani Alves, një ofertë kjo që pritet të pranohet nga drejtuesit e Juventusit, duke parë problemet e krijuara së fundmi në raportet mes futbollistit dhe tifozëve të kampionëve të Italisë.

Top Channel