Shkëmbi: Jam gati të trajnoj

17/06/2017 00:00

Pas një karriere të gjatë si futbollist në disa skuadra të futbollit shqiptarë, por në vitet e fundit si kapiten i Skëndërbeut të suksesshëm, Bledi Shkëmbi ka filluar zyrtarisht aventurën si trajner.

Ai ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Ilirisë së Prizrenit një kontratë 1-vjeçare, duke hequr dorë si zëvendës trajnerë i kombëtare U-17.

“Ndihem shumë i emocionuar pasi pak kohë pasi lashë futbollin tani e gjej veten në pankinë. Ndihem gati për këtë aventurë të re dhe shpresoj që të bëj po aq mirë sa bëra kur isha futbollist”, thotë Shkëmbi.

Kjo skuadër është pak e njohur edhe nga vetë Shkëmbi, megjithatë në vitet e fundit ka luftuar për mbijetesën, ndërkohë që tashmë do të ketë një objektiv të ri.

“Në vitet e fundit ka luftuar për mbijetës, ndërkohë që objektivi i radhës do të jetë një nga 4 vendet e para”, shton ish-futbollisti.

Bledi Shkëmbi është duke shfrytëzuar njohjet e tij në futbollin tonë për të parë për përforcimet e mundshme. I pari përforcim është pjesë e stafit, Iris Selimi, përgatitësi atletik i Skëndërbeut, por edhe i Kombëtares Shpresa U-21.

Top Channel