Belotti nënshkruan kontratën e jetës…

16/06/2017 00:00

Për sulmuesin më të kërkuar të momentit, Andrea Belottin, ka ardhur momenti që të vendosë dhe të thotë “Po-në” më të rëndësishme të jetës.

Nuk i ka thënë “po” as Torinos, as Milanit, e as shumë klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, por i ka thënë Giorgias, të dashurës së tij prej shumë kohësh.

Rreth orës 17:00 në Kishën “San Francesco di Paola” në Palermo qendërsulmuesi i Torinos është kurorëzuar në martesë me të fejuarën Giorgia Duro, të njohur pikërisht në Siçili, kur ai militonte për Palermon.

Dasma e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për të evituar paparacët është organizuar nga Silvia Slitti, bashkëshortja e sulmuesit të Veronës, Giampaolo Pazzini.
 
Nuk kanë qenë të paktë të ftuarit nga bota e futbollit, ku mes të cilëve ishte edhe Urbano Cairo, presidenti i Torinos, apo edhe ish-shokë skuadre si Ciro Immobile dhe Cesare Bovo.

FOTO GALERI
1/4
Belotti me nusen, nën masa të rrepta sigurie

Top Channel