Si ti shpëtoni një sulmi me thikë (VIDEO)

16/06/2017 00:00

Kanë qënë truproja të njerëze të famshëm dhe japin këshillat e tyre se si ti mbijetoni një sulmi me thikë që ju shpëton jetën.

Ish eksperti i mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhe, Martin Brown dhe eksperti i vetëmbrojtjes Matt Fiddes kanë krijuar një klip për të ndihmuar publikun të mbrojë veten.

Në video Fiddes mban një thikë të rremë dhe tento të “qëllojë” Brown teksa ky i fundit jep këshilla se si të shmangni plagosjen.

Rastet e dhunës dhe sulmeve me thikë janë shtuar ndjeshëm, dhe Daily Mail thotë se vetëm muajin e kaluar në Britani 30 persona janë vrarë për shkak të sulmeve terroriste. E fundit është ajo e sulmit me bombë në Manchester, në koncertin e Ariana Grandes.

Më pak se dy javë më pas, tetë persona u vranë brutalisht në London Bridge dhe Borough Market.

Këshilla numër një e ekspertit të mbrojtjtes në Shtëpinë e Bardhë, Brown është: Nëse ndjeni se diçka nuk shkon, ndoshta vërtetë nuk shkon. Largohuni nga zona dhe besojuni instikteve tuaja natyrale”.

Bashkë me të është edhe eksperti i mbrojtjes, Fiddes, i cili ka qënë truprojë e Michael Jackson, dhe së fundmi ka trajnuar edhe Kim Kardashian pas vjedhjes së saj në Paris.

Brown thotë se ligjërisht armët nuk lejohen por me rastet e dhunshme mund të përdorim ligjin e quajtur arma e momentit, ku bëhet fjalë për objektet e përditshme, si çelësat e makinës, apo pija jonë për të mbrojtur veten.

Më tej ai këshillon se nëse shihni dikë me thikë në dorë që vjen drejt jush, përdorni çelësat si armë, apo nëse keni pije në dorë hidhjani fytyrës. 41-vjeçari thotë se e rëndësishme është të krijoni hapësirë që të largoheni.

Në demostrimin që bën në video Brown ilustron se si e shpërqëndron sulmuesin duke thënë: “I hedh çelësat në fytyrë dhe iki me vrap. Nuk duhet të përleshesh me diçka që mund të jetë fatale”.

Top Channel