Miley Cyrus ka hequr dorë nga marijuana

16/06/2017 00:00

Më parë Miley ka qënë mjaft e njohur për stilin e saj të jetës rebele. Ajo ka folur për arsyen që la marijuanën gjatë shfaqjes në The Tonight Show me Jimmy Fallon.

24-vjeçarja thotë se vendimi për të lënë marijuanën erdhi pasi vuante makthe të tmerrshme natën, dhe është fokusuar në publikimine albumit të saj të gjashtë.

“Ky regjistrim në këtë moment është albumi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë. Kështu që dua të sigurohem që të jem super e qartë në mënyrën se si flas”, tha ajo.

Ish Hannah Montana, e cila sapo ka publikuar dy këngë, Malibu dhe Insipired nga albumi i ardhshëm, thotë se është me pasionuar se kurrë ndaj regjistrimeve.

“Duket sikur askush nuk ka vdekur nga kjo farë e keqe, por askush nuk ka pirë aq sa kam pirë unë”, i ka rrëfyer ajo Jimmi Fallon.

Top Channel