Zyrtare, Donnarumma nuk rinovon me Milanin

15/06/2017 00:00

Sot ishte dita e vendimit dhe ai ka ardhur. Donnarumma nuk do ta rinovojë kontratën me Milanin dhe kjo gjë është bërë zyrtare nga drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve.

Pas një takimi që zgjati rreth 40 minuta mes Mino Raiola, menaxheri i lojtarit dhe Fassone-s, ky i fundit doli me një deklaratë, duke bërë të ditur se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe nuk do të ketë rinovim.

“Jemi të bindur se kemi bërë një ofertë të mirë për lojtarin, por marrëveshja nuk është arritur”, tha Fassone pas takimit me Raiola-n.

Pavarësisht dëshirës së Donnarumma-s për të qëndruar me kuqezinjtë, me përfundimin e sezonit të ardhshëm, ai do të jetë lojtarë i lirë dhe mundësia që të largohet nga Milani është më e madhe se kurrë më parë.

Top Channel