Robben: Po mendoj tërheqjen nga futbolli

15/06/2017 00:00

Arjen Robben e pranon se po afron momenti që ai të varë këpucët në gozhdë.

Në një intervistë për revistën gjermane “Kicker”, holandezi theksoi se tashmë ka filluar të mendojë për atë çfarë do të bëjë kur të mbyllë karrierën e tij nga futbolli i luajtur. Futbollisti i Bayern Munchen nuk e theksoi se kur do të jetë dita që ai do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë në verën e vitit 2018.

“E vërteta është se karrierës sime po i vjen fundi. Çdo ditë e më shumë po mendoj të ardhmen time jashtë fushave të lojës. Në këtë moment jam i qetë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin 2018. Jam i përqendruar tek situata ime aktuale këtu”, tha Robben.

Një gjë është e sigurt, Robben nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli si lojtar i Bayern, por si i Groningenit, klubi ku ai nisi karrierën dhe me të cilin ka ruajtur lidhje të forta.

Top Channel