Raporti për Kosovën, PE: Sa më shpejt qeveria proeuropiane

14/06/2017 00:00

Parlamenti Europian i kërkon klasës politike të Kosovës që të mos humbasë më kohë dhe të formojë sa më parë një qeveri që të ndjekë kursin europian të vendit duke plotësuar dy kushtet për liberalizimin e vizave.

Raporti i Ulrike Lunaçek kaloi me shumicë dërrmuese votash.

“Kjo mban hapur perspektin europiane të Kosovës. Kosova ka nevojë për një perspektivë të qartë europiane në rrugën e saj drejt vendosjes së shtetit ligjor dhe zhvillimit ekonomik, ndaj ngërçi politik i muajve të fundit duhet të përfundojë sa më parë përmes krijimit të një qeverie proeuropiane dhe kthimin e konstruktivitetit në politikë për të zgjidhur problemet e qytetarëve”, tha raportuesja Lunaçek.

Raporti vë theksin te kalimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe goditja e korrupsionit në nivelet e larta, si dy kriteret për libralizimin e vizave.

Theksi vihet gjithashtu edhe në vazhdimin e dialogut me Serbinë, ndërkohë që u bëhet thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që ta ndërmarrin këtë hap.

Top Channel