Mësuesja që abuzoi seksualisht me 3 nxënës

14/06/2017 00:00

6 ditë më parë ajo u arrestua nga policia e Karolinës së Veriut nën dyshimin se ka abuzuar sekualisht me 3 nxënës të saj gjatë kohës që ajo ka qenë mësuese matematike në një shkollë të mesme, ndërsa sot ka dalë para trupit gjykues, i cili e ka lënë të lirë deri në vendimin final.

Erin McAuliffe është lënë e lirë përkohësisht pasi ka paguar garancinë prej 150 mijë dollarësh. Seanca e radhës ndaj saj raportohet se do zhvillohet më 29 qershor.

Erin McAuliffe është ndaluar nga policia të enjte e kaluar dhe tashmë mbi të rëndojnë 3 akuza. Për këtë rast, hetimet ishin nisur që në muajin maj, pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët e shkollës.

Policia mori në pyetje në lidhje me rastin disa zyrtarë të shkollës, por edhe nxënës të saj dhe doli në përfundimin se mësuesja i kryente takimet me nxënësit jashtë kampusit të shkollës ku mësojnë rreth 1300 nxënës.

Zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se dy nxënësit me të cilët dyshohet se mësuesja ka pasur marrëdhënie janë nga 17 vjeç, ndërsa një tjetër një vit më i vogël.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel