Dy motra, binjake, do të kenë dhuratën më të mirë për ditëlindjen e tyre, dhuratën e jetës, ato do të mund të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës.

Vogëlushet Erin dhe Abby Delaney, të cilat kanë lindur korrikun e kaluar me koka të ngjitura, i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur 11 orë për t’u ndarë nga njëra-tjetra.

Gjatë operacionit, i cili përfundoi me sukses, ka marrë pjesë një staf prej 30 mjekësh dhe infermierësh.

Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar më 7 qershor në spitalin e fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së, e pas realizimit të gjithë testeve, spitali u ka komunikuar prindërve se ndarja e dy vajzave të tyre është realizuar me sukses, e pa dëme anësore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel