“Oborri i Zotit për vjetërsirat” e ka quajtur pronari i saj 43-vjeçar, por studioja e ndriçuar nga qindra vepra arti të realizuara me neon nuk duket aspak e vjetër, thjesht mjaft interesante.

Galeria e Marcus Bracey është shtëpi e koleksioneve nga 4 breza të familjes së tij, që kanë blerë, krijuar dhe ekspozuar punime me neon. Aty gjen gjithashtu objekte, që Bracey i ka grumbulluar nga sheshxhirimet dhe ankandet në mbarë Britaninë.

Galeria është e mbushur plot, ka vend vetëm për një korridor të ngushtë, i cili i lejon vizitorët t’i hedhin një sy çudirave të saj.

“Jude Law ka ardhur njëherë këtu. Lady Gaga, Elton John, e për këtë kam krijuar madje posaçërisht një punim me neon. Është fantastike kjo gjë, më pëlqen shumë. Është e këndshme të zbërthesh mendjet e njerëzve për të parë se çfarë duan, çfarë i entuziazmon, ndërsa mua më shtyn të eci përpara”, tha Marcus Bracey, pronar.

Disa prej veprave të Bracey kanë zënë vend edhe nëpër filma, si “Mission Impossible” dhe “Eyes Wide Shut”, apo kanë zbukuruar dyqane të njohura në Londër. Të tjera janë blerë nga emra të famshëm si Kate Moss. Një tabelë e tij me shkrimin “Zoti shpëtoftë Mbretëreshën” të vendosur në sfondin e flamurit britanik, s’ka shumë që iu shit në ankand për 58 mijë paund një blerësi në Dubai.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel