Përmbyset makina, shpëtojnë dy vajza në mbikalimin e Kamzës

14/06/2017 00:00

2 vajza që udhëtonin drejt Tiranës i shpëtuan fatmirësisht një aksidenti, pasi makina e tyre u përmbys pas përpasjes me një mjet tjetër në mbikalimin e Kamzës.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës, ndërsa të lënduarat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër që u përfshi në aksident nuk pësoi lëndime.

Top Channel