Do të jetonit pa para Cash? Në Suedi po

14/06/2017 00:00

Në vetëm pesë vite, Suedia ka bërë një ndryshim radikal në mënyrën e shpenzimit. Sot, 80% e pagesave në dyqane bëhen me kartë.

Rritja e numrit të restoranteve, hoteleve, lokaleve dhe pastiçerive, si muzeu i ABBA, kanë refuzuar pagesat cash. Madje pagesa me para në dorë është kaq e rrallë edhe në markete, kisha, madje dhe njerëzit e pastrehë pranojnë me kartë.

Disa degë bankash gjithashtu nuk përdorin cash, që do të thotë që klientët nuk mund të depozitojnë kartmonedha apo monedha në llogaritë e tyre, dhe pagesa të tjera gjithashtu.

Rezultati është se shumë suedez nuk kanë bërë pagesa cash prej muajsh, në mos prej vitesh.

Fushata që Suedia të bëhet shoqëria e parë në botë që nuk përdor para cash, është nisur nga vetë anëtar i grupit të famshëm ABBA, Bjorn Ulvaeus, sot 72 vjeç.

Kur ai bashkëthemeloi ABBA Museum në 2013, vendosi që do të ishte pa para në dorë. Që atëherë, Bjorn është bërë zëdhënësi jozyrtar i Suedisë për heqjen e kartmonedhave dhe monedhave.

Me entuziazëm ai tha se heqja e pagesës me para në dorë “është skema më e madhe e parandalimit të krimit ndonjëherë”, duke deklaruar se do të jetë më e vështirë për kriminelët të shesin mallra të vjedhura në tregun e zi kur ka gjithmonë të dhëna dixhitale.

“Për vitin e kaluar unë kam jetuar totalisht pa para. I vetmi shqetësim që pashë ishte nevoja për para për të marrë karrocën e supermarketit. Sfidoj këdo që të dalë me argumente për të mbajtur para në dorë, që i tejkalojnë përfitimet e të mos pasurit cash”, ka thënë Bjorn.

Top Channel