Serena Williams duket sikur do të plasë në foton e saj të fundit në Snapchat.

Tenistja shtatzënë i mban fansat e saj të përditësuar me nëj sërë postimesh që kur bëri publik lajmin e shtatzënisë së saj në prill.

Në foton e fundit, 35-vjeçarja shfaqet e veshur me rroba plazhi patriotike, me flamurin amerikan, ku tregon dhe barkun e saj të madh. Ajo është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Alexis Ohanian, dhe në postim bën të ditur se ka blerë kostumin e banjës në një dyqan të lirë.

“Është i vetmi vend ku mund të gjej kostum plazhi për veten”, shkruan Serena. Së fundmi ajo ka konfirmuar se i fejuari i saj 33-vjeçar, i cili është dhe bashkëthemeluesi i Reddit, ka vendosur që të mos bëjnë publik gjininë e fëmijës para se të lindë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel