Haradinaj: Ushtria do të formohet

12/06/2017 00:00

Në Top Story, Ramush Haradinaj shprehu bindjen se deputetët serbë të dalë nga zgjedhjet e fundit, nuk do të kundërshtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ata janë qytetarë të Kosovës dhe e respektojmë zgjedhjen e qytetarëve të Kosovës. Ajo që ka rëndësi është që axhenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, as nga Beogradi. Do të punojmë me komunitetet, por jo që vendi të bëhet peng i votës penguese. Serbët nuk janë kundër ushtrisë. Ka një këmbëngulje nga Beogradi, por ne nuk na intereson se çfarë mendon Beogradi për këtë temë”, deklaroi ai.

Haradinaj tha se formimi i ushtrisë do të ndodhë në kohën e duhur dhe në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. 

Gjithashtu, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma tha se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 2014 në lidhje me formimin e qeverisë.

“Ngritja e qeverisë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shohim vështirësi në këtë”, deklaroi ai.

Top Channel