Neuer djeg shaminë e beqarisë

12/06/2017 00:00

Ndërkohë që në fundjavë Gjermania shkatërronte San Marinon 7-0, në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, Manuel Neuer hodhi hapin më të rëndësishëm në jetën e tij: martesën.

Portieri i Bayern Munchen, i cili mungoi në këtë sfidë për shkak të një dëmtimi, udhëtoi drejt Barit në Itali, ku lidhi kurorë me të fejuarën e tij, Nina Weiss, ku ai u shfaq me paterica.

Manuel Neuer dhe Nina Weiss janë së bashku për një kohë shumë të gjatë, me Weiss që ishte e pranishme edhe gjatë Europianit të Francës të vitit të kaluar, për të mbështetur kapitenin aktual të përfaqësueses kampione të botës.

Top Channel