Gjyqtari vendos orare për… të pirë duhan

12/06/2017 00:00

Një gjyqtar gjerman vendosi që një çift të ketë orare të caktuara në ditë për të pirë cigare.

Rasti i pazakontë nisi pasi fqinjët e tyre në Dortmund ankoheshin për tymin që i shqetësonte.

Gjyqtari Steven Kensy vendosi që çifti, të njohur si Dirk dhe Andrea D, mund të pijnë duhan vetëm mes orëve 6.00-9.00 të mëngjesit, 12.00-15.00 në drekë, 18.00-21.00 në darkë dhe në mesnatë rreth orës 03.00.

Kensy tha se kjo do të thotë që fqinjët të zgjedhin orët për të dalë jashtë shtëpisë mes këtyre orareve.

“Kam balancuar interesat e të dy palëve, dhe arrita në përfundimin se duhet bërë një ndarje e barabartë”, citon gazeta Telegraph gjyqtarin. Por çifti ka folur për Bild kundër këtij vendimi.

“Në fakt ne pimë duhan vetëm në verë, ndonjëherë. Fqinjiët tanë kanë zgarë dhe miqtë e tyre, dhe tymi vjen dhe nga ne. Shumë shpejt fqinjët do të na ttregojnë se çfarë të gatuajmë”, thotë Andrea. Ata thanë se dëshironin të ndërronin shtëpi, por nuk kanë aq para për ta bërë këtë.

Top Channel