Programi i Reformës Ekonomike, borxhi mbetet sfidë për Shqipërinë

12/06/2017 00:00

Problem për Ballkanin Perëndimor janë tregjet jokonkurrese vëren programi për Reformat Ekonomikë për Ballkanin.

Në programin vjetor të Reformave ekonomike vërehet se vendet e Ballkanit Perëndimor po përfitojnë nga rritja ekonomike globale, si dhe nga rimëkëmbja ekonomike e BE, pasi BE është partneri kryesor i tyre tregtar. Siç është theksuar në pasqyrën e KE-së, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor presin të përmirësojnë performancën e tyre ekonomike për periudhën 2017-2019, krahasuar me periudhën e kaluar dyvjeçare.

Megjithatë, përshpejtimi i parashikuar i rritjes përballet me rreziqe të caktuara. Në Shqipëri dhe Mal të Zi, këto investime të projektuara mbështeten në një masë të madhe në investimet e huaja, në Bosnjë dhe Hercegovinë ato varen nga përmirësimet e pritshme në sektorin e biznesit, në Maqedoni për stabilitetin politik, ndërsa në Serbi ata janë të vendosur për vazhdimin e reformave.

Disa nga sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor janë tregu jo konkurrues, shpenzimet e ulëta publike dhe private për kërkimin dhe zhvillimin, si dhe performancën e dobët të tregut të punës.

Shqipëria
Në programin vjetor thuhet se PBB-ja e Shqipërisë parashikohet të forcohet më shumë se 4% në 2018, dhe nxitësi kryesor për rritjen do të jenë investimet e huaja direkte në sektorin e energjisë. Shqipëria ka nisur gjithashtu implementimin e reformave në sektorin e biznesit.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet borxhi i lartë publik, i cili tejkalon 70%, sipas portalit të BE-së, European Western Balkans, mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë dhe cilësia e ulët e arsimimit në të gjitha nivelet, pasi rezultatet e arsimit nuk i plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Shqipëria ka planifikuar disa masa reformuese ekonomike të cilat përqendrohen në tregjet energjetike, të transportit dhe të telekomunikacionit, në mënyrë që të përmirësohet konkurrenca në këto fusha. Por pengesat kryesore për arritjen e kësaj përfshijnë mungesën e transportit hekurudhor efikas dhe kapacitetit joefikas të infrastrukturës detare.

Janë vërejtur disa pengesa në sektorë të tjerë, siç është sektori i bujqësisë, sfida kryesore e të cilave është niveli i ulët i investimeve, gjë që është edhe çështja e sektorit të turizmit.

Në mënyrë që të rritet ekonomia e vendit, ekziston nevoja për rritjen e fondeve dhe strategjinë më të mirë për hulumtim dhe zhvillim.

Papunësia e lartë strukturore është një nga sfidat kryesore në sektorin e tregut të punës. Pjesëmarrja e ulët në këtë sektor prek të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Top Channel