Shpresat, kuqezinjtë e Bushit synojnë fitoren ndaj Estonisë

12/06/2017 00:00

Kombëtarja U21 e Shqipërisë do të nisë aventurën e saj europiane me ndeshjen me Estoninë, që do të luhet sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Trajneri Alban Bushi shpreson që skuadra e tij të japë maksimumin në këtë ndeshje dhe pse jo, ta fitojë atë.

“Nëse do ta nisim me fitore mendoj se do të ishte shumë mirë, por kërkoj që ekipi të japë 200% në fushë. Kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Pastaj, fitojmë apo jo, kjo nuk përbën problem për ne”, tha trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Sipas Bushit, një fitore e mundshme ndaj Estonisë mund të hapë rrugën e kualifikimit për në Europianin e vitit 2019.

“Objektivi ynë është Estonia, nuk është vendi i parë. Pas Estonisë vjen ndeshja e radhës. Patjetër që ne ëndërrojmë vendin e parë, por nuk është se shohim aq larg. Ne kemi përpara Estoninë dhe duhet të japim maksimumin, duke e menduar si një finale. Nëse Shqipëria fiton me Estoninë, secili duhet ta ketë në kokë idenë se ne kualifikohemi në Europian”, deklaroi Alban Bushi.

Top Channel