Volejboll, kombëtarja e femrave, e dyta në kualifikuese

12/06/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave e mbylli me një bilanc pozitiv fazën e parën të kualifikueseve për Ligën Evropiane.

Në përfundim të 3 sfidave të zhvilluara në “Feti Borova”, volejbollistet kuqezi shënuan 2 fitore dhe 1 humbje. Bjellorusia ishthte viktima e dytë e kombëtares shqiptare, që e fitoi me përmbysje këtë ndeshje 3-1, pas një lufte të fortë sportive.

Bjellorusia fitoi setin e parë 25-22, por kundërpergjigjja e Shqipërisë ishte e menjëhershme, teksa fitoi setin e dytë po 25-22. Rivaliteti ishte i madh edhe në dy setet e tjerë, ku i treti rezultoi të ishte edhe më dramatiku, pasi kombëtarja shqiptare e fitoi atë 26-24, ndërkohë që seti katërt u mbyll 25-23 për volejbollistet tona.

Në përfundim të kësaj faze, Shqipëria e sheh veten në vendin e dytë me 6 pikë, pas Finlandës me 9 pikë të plota. Javën e ardhshme do të zhvillohet faza e dytë e këtyre kualifikuese dhe këtë radhë ndeshjet do të luhen në Bjellorusi.

Top Channel