Mavraj: Krenar dhe i lumtur për shiritin e kapitenit

11/06/2017 00:00

Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes së kombëtares, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Shqipërisë sot dhe për mbajtjen e shiritit të kapitenit.

“Kur mbaj shiritin e kapitenit, ndihem krenar dhe i lumtur, ashtu siç do ndihej çdonjëri prej nesh, por tani duhet t’ia kthej shiritin Agollit, sepse është ai kapiteni ynë. Shiriti është mjaft i rëndësishëm, por më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë”, u shpreh Mavraj.

Mbrojtësi i kuqezinjve vlerësoi angazhimin maksimal të djemve të kombëtares dhe premtoi se kombëtarja do të vazhdojë të dhurojë paraqitje pozitive.

Top Channel